Showbiz

Daniel Radcliffe përgatitet të ikë nga burgu

Me çdo rol të ri Daniel Radcliffe është gjithnjë e më larg Harry Potterit dhe reputacionit që ia ka sjellë roli i djaloshit magjistar. Filmi i tij më i ri, “Escape from Pretoria”, është një tjetër hap në këtë drejtim.

Tani ka arritur fragmenti i parë për filmin bazuar në historinë e vërtetë për Tim Jenkin dhe arratisjen e tij të tensionuar nga burgu.

Radcliffe e luan rolin e Tim Jenkin, aktivistit të Kongresit Kombëtar Afrikan, i cili burgoset në një burg të sigurisë maksimale në vitet 1970, gjatë aparteidit, shkruan KOHA Ditore. Së bashku me dy kolegët që janë luftëtarë të lirisë, të cilët i luajnë Daniel Webber dhe Mark Leonard Winter, Jenkin e ka planifikuar mënyrën e përsosur për të ikur nga burgu.

Filmi është i bazuar në librin me po të njëjtin titull, shkruar nga vetë Jenkin. Regjinë e filmit e bën Francis Annan, i cili e ka shkruar skenarin në të cilin ka punuar edhe L.H. Adams.

Filmi do të fillojë me distribuim nëpër kinema në fillim të marsit 2020.