Showbiz

Dwayne Johnson shpjegon se pse u martua në 7 të mëngjesit

Aktori i famshëm amerikan, Dwayne Johnson dëshironte një martës “të hershme” për të shfrytëzuar pjesën tjetër të ditës.

I njohur si “The Rock” u martua me Lauren Hashian në gusht të këtij viti në Hawaii, raporton Routers.

Ceremonia martesore u zhvillua në orën 7 e 45 të mëngjesit, që do të thotë se gruas së tij i është dashur që të zgjohet rreth orës 5 për tu bërë gati.

{gallery}

Duke folur në emisionin e Ellen DeGeneres, ai tha: “Ne dëshironim që të kishim një martës të mëngjesit, në mënyrë që ta përfundonim atë deri në ora 10 apo 11, dhe e bëmë atë”, transmeton Koha.net.

The Rock, i cili ka dy vajza me gruan me të cilën u martua, Jasmine tre vjeçe dhe Tiana Gia dy vjeçe, e ka shpjeguar martesën e tij si “magjike, ditë magjike”.

Dwayne gjatë kësaj interviste ka pranuar se hezitonte që të bënte martesë për herë të dytë që pas divorcit në 2008-ën nga gruaja e parë, Dany Garcia, me të cilën ka një vajzë.