Showbiz

Stella McCartney hyn në histori si stilistja e parë që paraqitet në kopertinën e “Vogue”

Descriptive Text

Stella Mccartney ka hyrë në historinë e modës duke u bërë stilistja e parë e cila e zbukuron kopertinën e edicionit amerikan të “Vogue”.

Mbretëresha e stilit paraqitet në kopertinën e edicionit të janarit 2020 të revistës me katër fëmijët e saj, Miller (14), Bailey (12), Becket (11) dhe Reiley (9).

Disenjatorja, e cila është e famshme për veshjet e saj eko-miqësore, postoi në Instagram për ta bërë të ditur lajmin historik, duke shpjeguar se pse qëndrueshmëria është kaq e rëndësishme për etiketat e saj, shkruan KOHA Ditore.

“2020 – ja ku po vijmë! Jam shumë e nderuar që jam stilistja e parë e modës në kopertinën e @VogueMagazine”, shkroi ajo në titullin e bashkangjitur fotos së kopertinës. "Po e festoj me ekipin tim të jashtëzakonshëm pasi që kjo ka lindur nga angazhimi që e kemi mbajtur në zemrat tona nga dita e parë në Stella, duke u kujdesur dhe duke e dhënë maksimumin që të jemi të ndërgjegjshëm në biznesin tonë për ta mbrojtur nënën Tokë dhe të gjitha krijesat e saj".