Showbiz

“Nusja nga Stambolli” dhe përplasjet që s’ndalen

Descriptive Text

Seria televizive “Nusja nga Stambolli” vazhdon me dramat jetësore të secilit personazh. Situatat dramatike do të vazhdojnë edhe gjatë kësaj jave.

Esma, grua e fortë, me karakter stoik, me jetë plot sfida, do ta vazhdojë jetën me gjithë sfidat e sëmundjes e familjes. Garipi, gjithmonë do të jetë aty me këshillat dhe fjalët e ëmbla për të. Do të sigurohet që gjithmonë t’i bëjë befasi të llojllojshme, të cilat do ta bëjnë Esmanë të ndihet mirë dhe ta harrojë sëmundjen e hallet familjare, sidomos problemet e fundit me Fikretin.

Ademi do të vazhdojë jetën, një befasi e bukur për Gyneshen do ta ndryshojë situatën dhe forcojë lidhjen mes tyre. Ademi do t’i afrohet përsëri Fikretit, si një vëlla i vërtetë. Kjo javë kryesisht ka në qendër Ademin dhe ngjarjet rreth tij. Ndarja nga Dilara, ardhja e bebes, takimi me Farukun të gjitha këto së bashku me këshillat e psikologes Idil do ta shënojnë serialin e javës.

Fikret dhe Ipek janë para divorcit. Krizë e madhe në lidhjen e tyre për shkak të keqkuptimit lidhur me Okanin. Do të shohim deri ku do të shkojë vendosmëria e Ipekes që të vazhdojë punën. Çka do të ndodhë mes tyre, si do ta zgjidhin gjithë këtë mosmarrëveshje, mbetet të shohim. Një fytyrë e re do ta freskojë gjithë javën. Anastasia, një vajzë e re ruse, e cila është psikologe edhe pedagoge për fëmijë.

Ajo do të jetë stafi shtesë në konakun e Boranëve, që do të përkujdeset për fëmijët, por njëherësh edhe për Esman. Syreja, Faruk, Nurgyl e Mustafa do të kenë shumë sfida gjatë kësaj jave. Shumë befasi, dramë dhe të papritura gjatë tërë javës ju presin në episodet e radhës. Shumë dramë, muzikë origjinale, momente dashurie e pikëllimi do ta përbëjnë edhe këtë javë serinë “Nusja nga Stambolli”.

Kështu do të vazhdojë maratona e peripecive të familjes Boran në ekranin televiziv ekskluzivisht vetëm në KTV, në terminin e zakonshëm e hënë - e premte, duke filluar nga ora 21:30. “Nusja nga Stambolli” është një nga seritë më të shikuara televizive në Ballkan dhe njëherësh edhe është nominuar për çmimin “Emmy” si seria më e mirë në gjuhë të huaj.