Penelope Cruz dhe Antonio Banderas prijnë me kandidime në Goya Awards

Penelope Cruz dhe Antonio Banderas prijnë me kandidime në Goya Awards

03 December 2019 22:48

Yjet e “Pain and Glory”, Penelope Cruz dhe Antonio Banderas janë ndër të kandiduarit për ceremoninë e çmimeve spanjolle, Goya Awards.

Regjisori i dramës nostalgjike, Pedro Almodovar, ishte gjithashtu i kandiduar për Regjisorin më të mirë, një nga 16 kandidimet që i mori filmi, duke përfshirë atë për Filmin më të mirë, si dhe kandidimet e aktrimit për dy rolet kryesore, shkruan KOHA Ditore.

Image

Antonio garon për çmimin e Aktorit më të mirë për portretizimin e tij të regjisorit të dështuar të filmave në mes të një krize kreative në film, ndërsa Penelope u kandidua për Aktoren më të mirë për performancën e saj si nëna e tij në kujtimet e rinisë së tij.

Ky, megjithatë, nuk është filmi me më së shumti kandidime në versionin spanjoll të Oscarit, meqë drama e Alejandro Amenabar për luftën civile spanjolle, “While at War”, i fitoi 17 kandidime, duke përfshirë atë për Filmin më të mirë, Regjisorin më të mirë, Skenarin më të mirë, si dhe pesë kandidime të aktrimit.

Një tjetër kandidat i njohur është komedia romantike e Danny Boyle e frymëzuar nga The Beatles, “Yesterday”, e cila garon për çmimin Filmi më i mirë evropian.

Fituesit do t’i pranojnë çmimet e tyre në Palacio de Deportes Jose María Martín Carpena në Malaga më 25 janar (2020).

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme