Charlie Sheen hedh në ankand artikujt filmikë nga “Major League” dhe “Platoon”

Charlie Sheen hedh në ankand artikujt filmikë nga “Major League” dhe “Platoon”

03 December 2019 20:48

Charlie Sheen po u jep fansave mundësinë që ta zotërojnë pjesë kryesore të relikeve nga komedia e tij e vitit 1989 “Major League”, duke i shitur ato në ankand.

Aktori po e ofron kapelën e Cleveland Indians, të cilën ai e barti në film si ylli i bejsbollit Ricky ‘Wild Thing’ Vaughn, si dhe topin që ai e përdori për atë film, shkruan KOHA Ditore.

Të dy artikujt u mbajtën nga Sheen si kujtime nga xhirimet, por ai tani ka angazhuar kopmaninë në Lelands për t’u gjetur atyre shtëpi të reja, dhe ato do të jenë në shitje deri të premten.

"Shpresa ime është se kushdo që e blen kapelën dhe topin do të fitojë po aq kënaqësi prej tyre sa edhe unë gjatë gjithë këtyre viteve," tha Sheen për Page Six të New York Post. "Kurdoherë që njerëzit vinin në shtëpinë time, ata gjithmonë kërkonin ta provonin kapelën."

Ai gjithashtu është duke e shitur një orë që e kishte bartur në filmin Platon, dhe artikuj të tjerë nga koleksioni i tij personal, duke përfshirë etiketën e dollapit të legjendës së bejsbollit Babe Ruth, dhe një kopje të nënshkruar të romanit të Ernest Hemingway, “The Old Man and the Sea”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme