Rhys Darby në filmin e ri të Taika Waititit

Rhys Darby në filmin e ri të Taika Waititit

03 December 2019 12:19

Kamerat tashmë i kanë filluar xhirimet, por regjisori Taika Waititi ende po e mbledh kastin për adaptimin e tij të dokumentarit të futbollit “Next Goal Wins”. Bashkëpunëtori i tij i shpeshtë Rhys Darby është përforcimi i ri i kastit, në të cilin gjithashtu do të jenë Angus Simpson, Chris Alosio dhe Sisa Grey.

Dokumentari origjinal bën fjalë për trajnerin holandez të futbollit, Thomas Rongen, i cili përpiqet ta bëjë të pamundurën: ta shndërrojë ekipin amerikan të futbollit Samoa nga humbësit absolut në fitues.

Andy Serkis dhe ekipi i tij “Imaginarium” i morën të drejtat e dokumentarit nga Mike Brett dhe Steve Jamison qysh në vitin 2015 dhe ia dhanë Waititit mundësinë për ta bërë regjinë, shkruan KOHA Ditore. Me gjithë orarin e tejngarkuar, regjisori ia arriti të punonte në skenar me Iain Morris.

Michael Fassbender, Elisabeth Moss, Oscar Kightley, David Fane, Beulah Koale, Lehi Falepapalangi, Semu Filipo, Uli Latukefu, Rachel House dhe Kaimana tashmë janë pjesë e kastit, ndërsa Fassbender do të jetë në rolin e trajnerit.

Filmi “Next Goal Wins” tani për tani nuk e ka datën e publikimit, por e presim vitin e ardhshëm.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme