Showbiz

“Nusja nga Stambolli” me situata komike e befasi

Seria televizive “Nusja nga Stambolli” vazhdon me dramat jetësore të secilit personazh. Pas dasmës dhe muajit të mjaltit që kaluan, Esma dhe Garipi kthehen në shtëpi, ku edhe djemtë kanë vendosur të qëndrojnë, që të mos e lënë nënën tanimë duke e ditur çfarë sëmundjeje ka. Por djemtë e kanë të vështirë ta pranojnë dhe të jetojnë nën një kulm me njerkun e tyre.

Gjatë kësaj jave nuk do të mungojnë as situatat komike, ku si zakonisht Fikreti është më impulsive. Ademi dhe Gynesh do të forcojnë lidhjen e tyre të dashurisë. Do të kalojnë ditë të bukura gjatë shërimit të plotë të Ademit.

Dilara dalëngadalë do t’i afrohet edhe lindjes së fëmijës, e do të shohim zhvillime të reja në episodet e radhës. Ipek, e cila dëshiron të punojë, do të bjerë në një situatë të pakëndshme me Fikretin në raport me Okanin.

Një keqkuptim do të ketë pasoja në lidhjen e tyre dhe do të shpalosen momente dramatike lidhur me ta. Se çka do të ndodhë mes Fikretit e Okanit, se si do të reagojë Ipek në të gjithë këtë dramë, do të shpaloset në episodet e kësaj jave. Akif dhe Senem, dy personazhet më komike të serialit, do të sjellin energji dhe skena qesharake edhe gjatë kësaj jave.

Si gjithnjë, seriali do t’i befasojë shikuesit me shumë ngjarje të reja, situata të paparashikuara, ngjarje familjare e situata dramatike. Kështu do të vazhdojë maratona e peripecive të familjes Boran në ekranin televiziv ekskluzivisht vetëm në KTV në terminin e zakonshëm e hënë- e premte, duke filluar nga ora 21:30.

“Nusja nga Stambolli” është një nga seritë më të shikuara televizive në Ballkan dhe njëherësh edhe është nominuar për çmimin “Emmy” si seria më e mirë në gjuhë të huaj.