Mbërrin fragmenti për “Cats”, interneti i ndarë

Mbërrin fragmenti për “Cats”, interneti i ndarë

22 November 2019 21:23

Studioja Universal e ka publikuar fragmentin e parë të plotë për “Cats”, në të cilin shpaloset i gjithë luksi i teknologjisë moderne.

Muzikori i famshëm i Andrew Lloyd Webber përfshin yjet e mëdha, si Jennifer Hudson, Taylor Swift, James Corden, Rebel Wilson, Ian McKellen dhe Jason Derulo, me regji të Tom Hooper (Les Miserables, The King’s Speech), ndërsa ngjarja bën fjalë për fisin e maceve të quajtur Jellicles në natën kur e performojnë një vallëzim të veçantë dhe e zgjedhin një prej tyre, e cila do të udhëtojë në Heaviside Layer dhe do ta ketë një jetë të re.

Image

Kur filmi u prezantua me fragmentin e parë, interneti tashmë ishte befasuar nga efektet vizuale, ndërsa kjo video sjell edhe më shumë vallëzim, dramë, gëzof dhe teatër. Fragmenti kështu e ka ndarë internetin, derisa disa janë të mahnitur, të tjerëve njerëzit-mace u duken goxha të pazakontë.

Muzikori i Webber është interpretuar për vite me radhë në Londër dhe Broadway, duke e bërë atë muzikorin me shfaqjen më të gjatë në të dy teatrot, shkruan KOHA Ditore. Muzikori është përkthyer në gjuhë të shumta dhe është interpretuar në të gjithë botën, dhe është interesante se për shkak të tematikës së tij të pazakontë ai u refuzua nga shumë investitorë, ndërsa në fund u dëshmua të jetë një hit absolut. Webber gjeti frymëzim për të në poezitë dhe tregimet e shkurtra të T. S. Eliot.

“Cats” do të arrijë në kinema më 20 dhjetor, në të njëjtën ditë me Star Wars: The Rise of the Skywalker nga Disney.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme