David Gilmour në betejë ligjore për melodinë e trenave francezë

David Gilmour në betejë ligjore për melodinë e trenave francezë

22 November 2019 17:21

Legjenda e Pink Floyd David Gilmour është duke e luftuar një betejë ligjore me kompozitorin e melodisë që lëshohet në stacionet francezë të trenave.

Krijuesi i hitit “Money” e kishte dëgjuar melodinë/jingle katërnotëshe në Aix-en-Provence, Francë, në vitin 2013, u dashurua në të dhe e përdori atë me miratimin e kompanisë hekurudhore SNCF të Francës në singlin e tij të vitit 2015, “Rattle That Lock”.

Megjithatë, sipas uebfaqes franceze Telerama, kompozitori i saj Michael Boumendil, i cili është vlerësuar si bashkë-kompozitor i këngës, pretendon se Gilmour e shfrytëzoi marrëveshjen e tyre për ta përdorur këngën duke ndërhyrë në të gjithë regjistrimin në vend se thjesht t’i riinterpretonte notat, shkruan KOHA Ditore.

Në maj të vitit të kaluar një gjykatë franceze vendosi kundër Boumendil, duke ia mohuar atij 497.000 dollarët që ai i kërkonte si dëmshpërblim, dhe duke e detyruar atë t’i paguante shpenzimet gjyqësore të legjendës së rockut, por ai tani e ka apeluar aktgjykimin.

Vendimi fillestar deklaronte se Boumendil kishte qenë shumë i ngadalshëm për t’i vënë në dyshim kushtet e kontratës së tyre.

Gilmour e përdori melodinë për këngën titullare për albumin e tij të vitit 2015, i cili i kryesoi top listat britanike.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme