Nicolas Cage në filmin për Nicolas Cage do ta luajë veten

Nicolas Cage në filmin për Nicolas Cage do ta luajë veten

22 November 2019 23:18

Nicolas Cage do të luajë në një film të ri, i cili e sjell tregimin për përpjekjet e dëshpëruara të Nicolas Cage për ta fituar një rol në filmin e Quentin Tarantinos.

Sipas The Hollywood Reporter, është çështje e momentit kur Lionsgate do ta blejë këtë film të titulluar "Unbearable Weight of Massive Talent".

Skenaristët e filmit janë Tom Gormican dhe Kevin Etten, dyshja e cila e sjell historinë fiktive për Nicolas Cage, i cili nuk ka fat dhe e dëshiron dëshpërimisht një rol në filmin e Quentin Tarantinos, shkruan KOHA Ditore. Përveç kësaj, Cage në film përpiqet t’i shlyejë borxhet kështu që pranon të shkojë në një ditëlindje të një fansi meksikan, i cili është kartel i drogës, dhe i cili dëshiron t'ia ofrojë atij një skenar të shkruar nga një narkobos. Megjithëkëtë, Cage po përpiqet ta rregullojë marrëdhënien me vajzën e tij, e cila është në vitet e saj të adoleshencës.

Nicolas Cage thuhet se pranoi të luante në këtë film, sepse skenaristët shpjeguan se qëllimi i tyre nuk ishte tallja, por mirënjohja e të gjitha roleve të tij më të mira.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme