Showbiz

Brad Pitt dhe Alia Shawkat po afrohen pas thashethemeve për romancë

Brad Pitt dhe simpatia e tij shumë më e re Alia Shawkat po afrohen pasi që të dy janë parë disa herë së bashku, zbulon RadarOnline.com.

Edhe pse burimet thonë për Us Weekly ekskluzivisht se aktori dhe aktorja e “Arrested Development” janë "vetëm miq", dyshja po vazhdojnë të shihen duke qenë të afërt me njëri-tjetrin.

Edhe pse nuk është e qartë se si u takuan, gjatë fundjavës, por Pitt (55) u pa në një galeri arti me Shawkat (30) pas daljeve të shumta të raportuara së bashku.

Ata të dy e vizituan një ekspozitë në Wilding Cran Gallery në Los Angeles, sipas një postimi në Instagram nga një individ që po merrte pjesë gjithashtu në ngjarje.

Në foton enigmatike, Pitt mund të shihet duke qëndruar pranë Shawkat ndërkohë që të dy bisedojnë me persona të tjerë, shkruan KOHA Ditore.

Po atë ditë, ata u panë duke ngrënë darkë së bashku.

Ata të dy u panë së pari së bashku më 21 shtator në shfaqjen “A Play Is a Poem” në L.A.

U fotografuan duke u larguar nga vendi së bashku, por identiteti i femrës në foto ishte i panjohur deri më tani.

{gallery}