Coldplay sjell dy këngë në prag të publikimit të albumit

Coldplay sjell dy këngë në prag të publikimit të albumit

21 November 2019 09:30

Në prag të publikimit të albumit më të ri rok grupi Coldplay ka publikuar dy këngë, njërën prej tyre me videoklip.

“Champion of the World” dhe “Daddy”, me këtë të dytin që vjen me një me videoclip të animuar, transmeton Koha.net.

Këto dy këngë janë pjesë e albumit “Everyday Life”, i cili do të publikohet nesër, më 22 nëntor.

Për këtë album Coldplay ka bashkëpunuar me YouTube Originals, që do të transmetojë në këtë platformë perfomancën e promovimit të këtij albumi.

“Everyday Life” do të promovohet me një koncert të grupit që do ta mbajë në Aman, kryeqytetin e Jordanisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme