Showbiz

Ariana Grande, Billie Eilish dhe Lizzo udhëheqin kandidimet për Grammy?

Gala e Grammy Awards ka filluar të duket si mbrëmje e zonjave pas një rrjedhjeje të informacionit për nominimet në uebfaqen e showt të madh.

Kandidimet për Grammy Awards për vitin 2020 do të shpallen tani, por fansat vigjilentë tashmë e kanë parë një gafë, e cila duket se sugjeron që Lizzo, Billie Eilish dhe Ariana Grande do t’i udhëheqin nominimet.

Për shembull, faqja e artistes Ariana në uebfaqen e Grammy është ndryshuar nga gjashtë në 11 kandidimet - pesë më shumë se kandidimet që i ka marrë deri më tani – gjë që sugjeron që ajo t’i ketë pesë kandidimet të reja në listën e Grammy 2020.

Por Lizzo do të udhëheqë me nominime pasi që papritur i ka tetë nominime, ndërsa para këtij viti, ajo nuk është përmendur kurrë, shkruan KOHA DItore.

Ndërkohë, Billie Eilish dhe Nas pritet t’i kenë nga gjashtë kandidime, Lady Gaga dhe Taylor Swift nga tre, dhe Rosalia, Lana Del Rey dhe Beyonce nga dy.