Vesa Smolica interpreton këngën e njohur të Nexhmije Pagarushës në Varshavë

19 November 2019 20:23

Këngëtarja Vesa Smolica, ka treguar në Express të KTV-së eksperiencën e saj në një ngjarje humanitare të organizuar në Varshavë të Polonisë.

Kjo ngjarje është e dedikuar për personat që shpëtuan dhe ndihmuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në këtë ngjarje, Smolica ka kënduar dy këngë, atë të Nexhmije Pagarushës – “E Dehur Jam” dhe të Leonard Cohenit - “Hallelujah”.

Ndër të tjera, ajo tregoi edhe për videoprojektin e saj të ri të cilin shpreson ta lansojë së shpejti.

Për më tepër, shikoni videon.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme