Sarah Michelle Gellar në një tjetër seri triler

Sarah Michelle Gellar në një tjetër seri triler

19 November 2019 14:31

Sarah Michelle Gellar me kënaqësi e ndau lajmin në Instagram se e ka një angazhim të ri aktrimi.

Aktorja, e cila edhe sot njihet nga shumë adhurues si Buffy, do të luajë në serinë e limituar dramë “Sometimes I Lie”, sipas romanit me po të njëjtin titull të Alice Feeney, ndërsa aktualisht në skenarin për serinë po punon Robin Swicord (Wakefiled, The Courious Case of Benjamin Button).

Image

Në qendër të ngjarjes është Amber Reynolds (Gellar), e cila është në gjendje kome. Ajo nuk mund ta kujtojë se si kishte përfunduar në atë gjendje, por e di se nuk ishte aksident, kështu që përpiqet t’i nxjerrë kujtimet e javës paraprake, ndërsa është e tmerruar dhe e bllokuar në trupin e saj, shkruan KOHA Ditore. Dikush po gënjen: a është ky bashkëshorti, i cili nuk e do më, motra e cila e fsheh një sekret të rrezikshëm, apo ish i dashuri, i cili nuk mund ta lërë të qetë? Amber duhet ta kuptojë të vërtetën, sepse jeta e saj është në rrezik.

Në seri do ta ndjekim ngjarjen në të tashmen, një javë para aksidentit dhe ditarët e saj që ajo i shkroi 20 vjet më parë. Gellar, gjithashtu, do të jetë producente ekzekutive e serisë, ndërsa në këtë rol do të jenë edhe Ellen DeGeneres dhe Jeff Kleeman.

Për Gellar, ky është projekti i dytë në të cilin do ta shohim për Foxin dhe për të cilin punon si producente. Në gusht mësuam se ajo do ta ketë një rol në dramën e Fox, “Other Peoples Houses”, e cila xhirohet sipas librit me po të njëjtin titull nga Abbi Waxman, ndërsa në të cilin e ndjekim jetën e nëntë fqinjëve që luftojnë me problemet e përditshme. Seria është përshkruar si diçka midis ‘Big Little Lies’ dhe serisë britanike ‘Catastrophe’.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme