Showbiz

Lady Gaga shkëlqen në martesën e shoqes më të mirë

Pas një periudhe të vështirë, Lady Gaga ia kushtoi fundjavën miqve të saj më të afërt dhe argëtimit. Ajo ishte njëra nga shoqërueset e nuses për shoqen e saj më të mirë dhe artisten shumëvjeçare të grimit, Sarah Tanno.

Lady Gaga i regjistroi momentet në mediat sociale, duke pozuar me fustanin rozë gjatë perëndimit të diellit në plazh, shkruan KOHA Ditore. Më pas ajo e postoi një video në të cilën shihet ajo dhe tri shoqe të tjera duke kërcyer në tavolinë.

"Dy miqtë e mi më të mirë sapo u martuan. Është koha për argëtim", shkroi Gaga.

Image

Muajin e kaluar, Gaga mori pjesë edhe në festën e beqarisë së shoqes së saj dhe atë vetëm një ditë pasi u xhirua duke u rrëzuar nga skena në një koncert në Las Vegas.

Tanno dhe Gaga bashkëpunojnë edhe në biznes. Ato e lansuan linjën e re të kozmetikës Haus Laboratories, e cila përjetoi një sukses të madh, ndërsa Oprah dhe revista "O" e renditën grimin e tyre si produktin më të mirë të vitit 2019.