Showbiz

Emily provokon sërish me prezantimin e xhaketës së re

Modelistja Emily Ratajkowski (30) shpesh mburret me linjën e saj të hollë në mediat sociale dhe poston fotografi provokuese. Kohët e fundit, ajo është bërë një nga ato modelet të cilave postimi i fotografive lakuriqe u është bërë përditshmëri.

Kështu ajo në Instagram i postoi disa fotografi, në të cilat pozon vetëm me një xhaketë dhe një minifund, pa bluzë dhe sytjena. Ajo padyshim që dëshironte të mburrej me veshjet e reja, por në një mënyrë pak më ndryshe.

Image

Ndjekësve dhe fansave të saj u pëlqeu veshja e saj e paktë, ndërsa disa nga fotografitë i fituan një milion pëlqime, shkruan KOHA Ditore. Ata e vërshuan atë me komente për pamjen e saj, megjithatë, një prej tyre i tha: 'Duhet ta veshësh një bluzë'.

Përveç kësaj, Emily kohët e fundit e postoi një fotografi në të cilën pozon tërësisht lakuriqe. Ajo e tregoi dhomën e saj luksoze, ndërsa në fotografi shihet edhe qeni, por as atë dhe, as dhomën e ditës, shumica e fansave nuk e vunë re pranë Emilyt lakuriqe. Gjoksin e mbuloi me duar, ndërsa zonat intime i mbetën të fshehura.

Image

Ratajkowski së fundmi ishte në qendër të vëmendjes, pasi atë dhe kompaninë e saj “Emrata Holdings” po i padit fotografi dhe paparaci profesionist, Robert O'Neil, për fotografinë që ajo e postoi në Instagram. Ai pretendon se modelistja nuk e ka licencuar fotografinë e tij dhe as nuk mori leje nga ai që ta postojë atë në profilin e saj në Instagram.

Ai po e padit atë për 150.000 dollarë dëme. Por ia kërkon edhe të gjitha të ardhurat që Emily i ka fituar, duke i postuar fotografitë e tij.