Kate Beckinsale e mohon se është në lidhje me Jamie Foxx

Kate Beckinsale e mohon se është në lidhje me Jamie Foxx

18 November 2019 15:23

Aktorja Kate Beckinsale vendosi ta sqarojë situatën dhe t’i mohojë thashethemet se është në lidhje me aktorin Jamie Foxx.

Beckinsale kohët e fundit e përfundoi procesin gjyqësor të shkurorëzimit, ndërsa menjëherë pas kësaj, është parë duke biseduar me aktorin 51-vjeçar në një nga ndejat e Hollywoodit, shkruan KOHA Ditore. Biseda e zakonshme ishte e mjaftueshme për t’u përhapur thashethemet se mes tyre ekzistonte diçka më shumë sesa vetëm miqësia.

Atë që ata e kanë të përbashkët është fakti se të dy janë të lirë kohët e fundit, pasi i ndërprenë marrëdhëniet e tyre me partnerët e tyre prej shumë vitesh.

46-vjeçarja vendosi ta ndalojë përhapjen e mëtejshme të thashethemeve për lidhjen e dyshuar me Foxxin dhe këtë e bëri përmes një postimi në Instagram. Ajo e postoi një fotografi me Foxxin dhe Adewale Akinnuoye Agbaje me përshkrimin se kishin kaluar mirë.

"Do të doja të theksoja se nëse qëndroj pranë dikujt, kjo s’do të thotë që unë jam në lidhje me atë person", shtoi ajo ndër të tjera.

Image

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme