Alicia Vikander ka politikë strikte për skenat e seksit

Alicia Vikander ka politikë strikte për skenat e seksit

17 November 2019 13:01

Fituesja e çmimit Oscar, Alicia Vikander, e ka përvetësuar një politikë strikte për vetëm një provë të vetme xhirimi kur bëhet fjalë për skenat seksuale.

31-vjeçarja nuk e ka problem të pranojë të jetë intime me kolegët në filma, por ajo këmbëngul në koreografi të kujdesshme dhe regjisorë të organizuar.

"Me siguri e kam bërë skenën time të parë të seksit në moshën 20-vjeçare dhe ka qenë gjithmonë teknike, siç edhe duhet të jetë", thotë Vikander për Harper's Bazaar U.K .. "Kurrë nuk duhet të jetë asgjë tjetër përveç teknike.

"I them ekipit xhirues se duhet të xhirohet vetëm një herë", shton ajo, "dhe në këtë mënyrë, të gjithë në set janë të përgatitur, sepse duhet ta bësh vetëm një herë".

Vikander këmbëngul se marrja nën kontroll e procesit ndonjëherë të vështirë e ka lejuar atë të jetë e qetë me skenat e seksit në set, shkruan KOHA Ditore.

Ajo shton: "Mendoj se kështu duhet bërë, sepse atëherë të gjithë ndihen rehat dhe pastaj me shpresë - edhe pse është jashtëzakonisht e çuditshme dhe e pakëndshme - një magji e vogël kalon nëpër thjerrëza dhe njerëzit do të jenë të bindur".

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme