Showbiz

Anëtarët e bendit Nirvana fitojnë raundin e parë të betejës për të drejtat autoriale nga Marc Jacobs

Një gjykatës në California e ka anuluar ankesën e stilistit Marc Jacobs për ta hedhur poshtë një padi për shkelje të të drejtave të autorit të ngritur kundër tij nga anëtarët ekzistues të bendit Nirvana.

Anëtarët e bendit e akuzuan Jacobs dhe partnerët e tij që e kanë vjedhur logon e fytyrës së tyre të lumtur për bluzat e brendit Bootleg Redux Grunge, dhe tani atyre iu është dhënë leja që të vazhdojnë me gjykimin, nëse është e nevojshme, nga gjykatësi John Kronstadt, shkruan KOHA Ditore.

Paditësit e ngritën padinë e tyre kundër Marc Jacobs dhjetorin e kaluar, duke e akuzuar linjën e modës për shkelje të të drejtave të autorit dhe shkelje të brendit, përcaktim të rremë të origjinës dhe konkurrencë të padrejtë, duke pretenduar se logoja e fytyrës së lumtur në bluza e ka mashtruar publikun "duke e shtyrë që të besojë se Nirvana e mbështetë të gjithë koleksionin e Bootleg Redux Grunge…”

Avokatët e Jacobs e dorëzuan një mocion për ta anuluar ankesën në mars (2019), duke këmbëngulur se modeli i bluzës ishte mjaft unik sepse fytyra e lumtur u "interpretua" për ta përfshirë brendin e Marc Jacobs, por në vendimin e tij, gjyqtari njoftoi se ankesa e Nirvana ishte e mjaftueshme për ta çuar rastin përpara, duke insistuar se ndryshimi i vetëm midis dy modeleve ishte përdorimi i shkronjave M dhe J për sytë, në vend të X-ve të Nirvanas.

"Rasti i paraqitur si ngjashmëri hutuese nuk është nëse shenjat janë identike", deklaron gjykatësi Kronstadt, sipas Rolling Stone. "Është nëse ato janë mjaft të ngjashme" në tërësinë e tyre" për ta bërë të mundshëm konfuzionin... Fakti nëse fakt-gjetësi mund të konkludojë se dallimet e caktuara ‘i bëjnë shenjat të ndryshme’ nuk mund të zgjidhet përmes mocionit".