Showbiz

"Fantasy Island" - vendi ku mbarojnë të gjitha fantazitë

Kompania e produksionit Blumhouse (Halloween, Get Out, Paranormal Activity, Split) na prezanton shkurtin që vjen horror/trillerin “Fantasy Island” për shkak të të cilit do të mendojmë dy herë para se ta dëshirojmë ndonjë dëshirë apo fantazi.

Se si duket kur fantazitë më të mëdha shndërrohen në horror dhe makth, do ta kuptojmë në fillim të vitit të ardhshëm kur filmi të mbërrijë në kinema, ndërsa një pjesë e misterit të këtij ishulli intrigues mund ta shohim në fragmentin e parë të filmit.

Image

Ishulli i Fantazisë (Fantasy Island) ju mundëson jetën që e keni ëndërruar gjithmonë, shkruan KOHA Ditore. Çdo gjë këtu është e mundur dhe madje edhe ëndrrat më të çmendura dhe më të pabesueshme mund të realizohen. Por çfarë do të bëni kur e kuptoni që dëshirat tuaja mund t’i kushtojnë dikujt tjetër, apo edhe juve, me jetë? Sa larg do të shkonit për t’i përmbushur dëshirat tuaja dhe a jeni gati ta paguani çmimin?

Në ishullin me emër intrigues Fantasy, zotëriu enigmatik Roarke i realizon ëndrrat sekrete të mysafirëve të tij në një vendpushim luksoz dhe të largët tropikal. Por kur këto fantazi shndërrohen në makth, mysafirët do të duhet ta zgjidhin misterin e ishullit në mënyrë që t’i shpëtojnë jetët e tyre.

Filmi është bërë me regji të Jeff Wadlow, ndërsa në rolet kryesore shfaqet Michael Peña, Maggie Q, Lucy Hale, Austin Stowell, Portia Doubleday, Jimmy O. Yang, Ryan Hansen dhe Michael Rooker. Fantasy Island do të mbërrijë në kinema shkurtin që vjen.