Taj Jackson e kritikon ‘fshirjen’ e “Jackson 5” në dokumentarin “The Apollo”

Taj Jackson e kritikon ‘fshirjen’ e “Jackson 5” në dokumentarin “The Apollo”

14 November 2019 13:24

Nipi i Michael Jackson, Taj Jackson, i ka kritikuar producentët e dokumentarit “The Apollo” për "fshirjen e historisë së muzikës së zezë" duke e fshirë karrierën dhe trashëgiminë e “Jackson 5” në film.

Dokumentari i HBO-së për vendin ikonik të New Yorkut e pati premierën javën e kaluar, por Taj nuk ishte aq i impresionuar kur e kuptoi se bendi i xhaxhait të tij ishte "fshirë" nga klipi.

"Si guxoni ta fshini historinë e muzikës së zezë. Ku janë Jackson 5? Bendi që e ndihmuat të lansohej në skenën tuaj. Artistët dhe të famshmit zezakë duhet ta marrin këtë parasysh. Kjo mund t’ju ndodhë edhe juve në të ardhmen. Jo vetëm familjes sime, jam shumë i zhgënjyer. A ju detyroi @HBO @HBODocs t'i fshini", tweetoi ai.

Ky vend i New Yorkut e ndihmoi lansimin e bendit në yje kur bendi e fitoi natën e vet amatore në vitin 1967, shkruan KOHA DItore. Një nga performancat e fundit publike të Michael ishte në Apollo Theater, kur ai interpretoi në mbledhjen e fondeve të DNC për ish-presidentin e SHBA-ve Bill Klinton në vitin 2002.

Pas vdekjes së tij në vitin 2009, mijëra adhurues u mblodhën në hapësirën e performancës për ta vajtuar vdekjen e yllit të Billie Jean.

Përfaqësuesit e trashëgimisë së këngëtarit dhe HBO janë përfshirë në një proces gjyqësor prej 100 milionë dollarësh që nga janari, kur rrjeti kabllovik e transmetoi dokumentarin kontrovers dhe fituesin e çmimit Emmy, Leaving Neverland, i cili i detajoi pretendimet e dyshuara të abuzimit seksual të fëmijëve nga këngëtari i ndjerë.

Ata i kanë mohuar akuzat.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme