Lizzo i tregon linjat dhe shkakton valë komentesh

Lizzo i tregon linjat dhe shkakton valë komentesh

14 November 2019 00:21

Reperja, këngëtarja dhe aktivistja për promovimin e imazhit pozitiv, Lizzo (31), së fundmi e publikoi albumin ‘Cuz I love you’, ndërsa kopertina i shokoi shumë fansa. Reperja e cila interpreton në flaut ka pozuar plotësisht nudo, ndërsa e kishte vendosur vetëm një paruke.

Edhe pse çdo ditë e tërheq vëmendjen me veshjet e pazakonta, Lizzo të hënën performoi në Victoria Warehouse në Manchester dhe ia tejkaloi edhe vetes, shkruan KOHA Ditore. Për koncert ajo e kishte veshur një badi të purpurt dhe çizme të zeza, ndërsa kombinimin e plotësoi me çorape rrjetë.

Ndjekësit e shumtë, të cilët vetëm në Instagram numërojnë më shumë se gjashtë milionë, i ‘vërshuan’ rrjetet sociale me komente. E derisa disa janë të kënaqur me stilin e saj, të tjerët komentojnë se këngëtarja përsëri e ka tepruar.

“A ka kjo femër ndonjë këshilltar? Kjo është pa shije dhe e shëmtuar. Nuk e di kush do të paguante për ta shikuar këtë 'thes' në skenë”, - thuhet në një koment.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme