Charli XCX kalëron për fushatën e parë të të brendshmeve

Charli XCX kalëron për fushatën e parë të të brendshmeve

13 November 2019 20:20

Charli Xcx është “zhveshur” për fushatën e re të Agent Provocateur për Krishtlindje.

Reklama e cila u lansua të hënën, e ka një tematikë country dhe perëndimore, ku Charli e luan një cowgirl të veshur pak në fushatën e saj të parë për të brendshme, shkruan KOHA Ditore.

Image

"Kalorësja e egër Charli XCX duket si një mbretëreshë e rodeos çfarë nuk keni parë kurrë më parë, kështu që përgatituni për një kalërim të çmendur".

"Gjithmonë kam qenë adhuruese e madhe e Charli dhe nuk mund ta imagjinonim dot dikë që do të bashkëpunonte më mirë për t'u bërë Agent Procovateur Rodeo Queen - ajo ishte talente natyrale!", thotë drejtoresha kreative e Agent Provocateur, Sarah Shotton. "Donim të sjellim argëtim të pacipë dhe seksualitet të AP në sezonin e festave".

"Të qenit pjesë e fushatës së Krishtlindjeve të AP ishte ikonike", shton ylli i popit. "Asgjë nuk u ngjanë më shumë Krishtlindjeve se një cowgirl e pacipë dhe e këndshme. I dua shumë të gjitha këto të brendshme dhe e gjithë dita e xhirimeve ishte e çmendur... shumë argëtuese, ishte kënaqësi të punoja me një brend kaq legjendar".

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme