Showbiz

“Spice Girls” nuk pranuan të këndonin krah Adeles

Descriptive Text

Edhe pse adhuruesja e madhe Adele (31) u paraqit në koncertin e fundit të turneut rikthyes të pop-bendit “Spice Girls’, anëtaret e bendit nuk e ftuan atë në skenë, shkruan “Daily Mail”.

Një nga anëtaret e “Spice Girls”, Mel C (45) zbuloi se ato refuzuan të këndonin me Adele. Ajo pretendon se ato nuk dëshironin që ajo t'u bashkohej atyre në skenë, sepse kishin frikë se ajo do t’i zbehte aftësitë e tyre vokale.

“E kam dëgjuar një thashetheme se ajo donte ta këndonte ‘2 become 1’ me ne. Ne refuzuam, sepse kush do të dëshironte të këndonte pranë Adele?”, - tha Mel.

"Nuk është sekret se sa i dua dhe sa më kanë frymëzuar që të vrapoj pas jetës dhe kurrë të mos shikoj prapa”, - tha në një rast Adele, e cila iu bashkua atyre në prapaskenë këtë verë pas koncertit të shitur në tërësi në Wembley të Londrës.

“Hera e fundit kur i pashë ‘Spice Girls’ në Wembley ishte 21 vjet më parë. Sonte unë qava me të dashurit dhe të afërmit e mi, por edhe kam qeshur, vallëzuar dhe jam dashuruar në veten time dhjetëvjeçare. Më në fund e takova Ginger, u deha me vajzat dhe nuk mund të besoj se sa larg kam arritur. Faleminderit për këtë çmenduri që po e jetoj, nuk do të mund ta kisha bërë pa ju pesë legjendat britanike. Ju dua”, – shkroi atëherë Adele në Instagram pasi që e festoi fundin e turneut të tyre rikthyes me vajzat.

Koncerti u mbajt në stadiumin Wembley në Londër, në të cilin Adele u argëtua në seksionin VIP me miqtë, shkruan KOHA Ditore. Këngëtarja është përndryshe fanse e madhe e bendit të vajzave, ndërsa pas koncertit, në Instagram zbuloi se kishte qenë edhe në aheng me to.