Showbiz

Roman Polanski kërcënon me veprim juridik kundër publikimit për akuzimet për përdhunim

Descriptive Text

Roman Polanski po kërkon veprim juridik kundër publikimit, i cili qëndron prapa një pretendimi të ri se ai e ka dhunuar një aktore 18-vjeçare franceze në vitin 1975.

Valentine Monnier e ka akuzuar regjisorin për një sulm "tejet të dhunshëm" në shtëpinë e tij në Gstaad, Zvicër, duke dalë publikisht me storien në një letër drejtuar “La Parisien”.

Avokati i Polanski, Herve Temime, insiston që klienti i tij "e kundërshton me ngulm këtë akuzë për përdhunim", duke zbuluar se ai dhe regjisori po "punojnë në veprimet ligjore që do të ngrenë kundër këtij publikimi".

Temime i paralajmëroi më parë shefat e revistës për faktin se akuzat e Monnier dolën në dritë në prag të publikimit të filmit të ri të klientit të tij, “An Officer and a Spy”.

Polanski mbetet në mërgim në Evropë pasi pranoi se kishte pasur marrëdhënie të paligjshme seksuale me një të mitur në vitin 1977, shkruan KOHA Ditore. Ai i shërbeu 42 ditë në burg para se të arratisej nga SHBA-ja, për shkak të shqetësimeve se do të anulohej marrëveshja për shfajësim me ligjvënësit.

Zyrtarët amerikanë kanë bërë thirrje për ekstradimin e regjisorit për vite me radhë, duke këmbëngulur se ai duhet të sillet në Kaliforni për t'u përballur me drejtësinë për veprimet e tij.