Zhgënjen ribërja e serialit të njohur "Beverly Hills 90201": Anulohen xhirimet pas gjashtë episodesh

Zhgënjen ribërja e serialit të njohur "Beverly Hills 90201": Anulohen xhirimet pas gjashtë episodesh

12 November 2019 11:19

Ribërja e serisë së popullarizuar nga vitet '90 "Beverly Hills 90201" rezultoi një zhgënjim total, shkruajnë mediat e huaja.

Vlerësimi i serialit nuk ishte i mirë përkundër pritjeve të mëdha, kështu që pas gjashtë vazhdimeve të sezonit të parë, xhirimet e mëtejshme u anuluan, njoftuan nga stacioni televiziv Fox.

Vlerësimi mesatar i episodit ishte 1.4 për publikun e moshës prej 18-49 vjeç dhe i mblodhi gjithsej 3.6 milionë shikues, shkruan KOHA Ditore. Ndër të tjera, kishte edhe problemin kreativ para vetë premierës pasi që disa skenaristë dhanë dorëheqje gjatë shkrimit të vazhdimeve të reja, gjë që e ngadalësoi tërë procesin, shkruan Hollywood Reporter.

Aktoret Tori Spelling dhe Jennie Garth ishin në ekipin e produksionit, së bashku me Mike Chessler dhe Chris Alberghini. Green konfirmoi në mediat sociale se sezonet e reja të serialit janë anuluar, pas pyetjeve të fansave nëse sezoni i dytë është në plan.

Shfaqja e sezonit të ri filloi në fund të gushtit, por vlerësimet për serialin Beverly Hills 90201 nuk i përmbushën pritjet.

"Kemi kaq shumë tregime që mund t'i tregojmë dhe mund të xhirojmë sezon pas sezoni," tha në atë kohë Spelling, por kjo si duket nuk do të ndodhë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme