Showbiz

Miley Cyrus duke u shëruar pasi iu nënshtrua operacionit të telave të zërit

Miley Cyrus është duke u shëruar pasi i është nënshtruar një operacioni të telave të zërit pas hospitalizimit të saj për tonsilit muajin e kaluar.

Ylli i hitit “Mother’s Daughter” u këshillua që ta bënte operacionin para se të përfundonte viti për ta zgjidhur një problem të veçantë me telat e zërit, për çfarë ajo nuk e dinte me vite të tëra, shkruan KOHA Ditore.

Shërimi i saj raportohet se do të zgjasë disa javë dhe Cyrus do të duhet të heshtë gjatë kësaj kohe, gjë që e detyron atë t’i shtyjë planet për muzikë të re deri sa të bëhet më mirë.

Një burim i tha People se "ajo është mirë dhe se do të kthehet më mirë se kurrë në fillim të vitit të ardhshëm".

Image

Të premten i dashuri i këngëtares, Cody Simpson, u prononcua për operacionin, duke e postuar një foto bardh e zi të çiftit pranë njëri-tjetrit me fjalën, "sukses".

Muajin e kaluar Cyrus në Instagram Story shpërndau fotografi duke pushuar në shtrat pas diagnostikimit të saj të tonsilitit, ku e shprehu zemërimin e saj për sëmundjen.

"Tonsillitis is a f*king f**k", e titulloi ajo një foto, duke shtuar në një tjetër, "this f**king blows."

Simpson e ka mbështetur të dashurën e tij gjatë kësaj kohe të vështirë, dhe ajo e lavdëroi atë në një postim online, duke sqaruar se ai "erdhi me trëndafila dhe kitarë".

Çifti e bëri publike lidhjen muajin e kaluar, vetëm dy muaj pasi që Cyrus u nda nga bashkëshorti i saj, Liam Hemsworth. Ajo gjithashtu e shijoi një lidhje të shkurtër me yllin e reality TV, Kaitlynn Carter.