Ozzy Osbourne publikon singlin e parë në një dekadë

Ozzy Osbourne publikon singlin e parë në një dekadë

11 November 2019 20:10

Ozzy Osbourne e ka publikuar singlin e tij të parë në pothuajse një dekadë ndërsa po e vazhdon rikuperimin nga një rrëzim në shtëpinë e vet në fillim të vitit.

“Under The Graveyard” është kënga e parë nga albumi i ardhshëm i heavy rockerit, “Ordinary Man”, i cili planifikohet të dalë në fillim të vitit 2020.

Ozzy e regjistroi albumin në Los Angeles ku të ftuar ishin basisti i “Guns N’ Roses”, Duff McKagan dhe Chad Smith nga “Red Hot Chili Peppers” në bateri.

Osbourne thekson se regjistrimi u bë pasi u takua me producentin dhe kitaristin Andrew Watt për një bashkëpunim të mundshëm me reperin Post Malone, shkruan KOHA Ditore.

"E gjitha filloi kur (e bija) Kelly hyri dhe tha: ‘A dëshiron të punosh në një këngë të Post Malone?"" kujton Ozzy. "Reagimi im i parë ishte,‘Kush dreqin është Post Malone?"

"Shkova në shtëpinë e Andrew dhe ai tha: ‘Do të punojmë shumë shpejtë’. Pasi e mbaruam atë këngë, ai tha: 'A do të të interesonte ta filloje një album?'. Unë i thashë: 'Kjo do të ishte e mrekullueshme', por tani jam duke menduar, 'Nuk dua të punoj në një studio bodrumi për gjashtë muaj!' Dhe vetëm për një kohë të shkurtër, e krijuam tërë albumin.

"Duff dhe Chad erdhën dhe punuam gjatë ditës dhe unë do të shkoja t'i punoja këngët mbrëmjeve. Më parë i kisha thënë (gruas) Sharon se 'duhet ta bëj një album', por në mendjen time po thosha, 'nuk kam forcë...' por Andrew e nxorri atë nga unë. Me të vërtetë shpresoj që njerëzit do ta dëgjojnë dhe ta shijojnë atë, sepse e kam futur zemrën dhe shpirtin tim në këtë album."

“Under The Graveyard: u publikua të premten më 8 nëntor.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme