Madonna paditet nga adhuruesi i zemëruar për shkak të koncertit të vonuar

Madonna paditet nga adhuruesi i zemëruar për shkak të koncertit të vonuar

11 November 2019 18:09

Një fans i zemëruar i Madonnës e ka ngritur një padi grupore kundër superyllit të popit për shkak të vendimit të saj për ta filluar një koncert më vonë gjatë natës, siç ishte planifikuar.

Nate Hollander pretendon se atij iu refuzua rimbursimi kur u përpoq t’i kthejë biletat e tij për koncertin e Madonnës të 17 dhjetorit të titulluar Madame X, në Miami Beach, Florida, pasi që ajo e shtyri orën e fillimit nga 20:30 në 22:30.

Sipas padisë së tij, të siguruar nga TMZ, ai këmbëngul se koha e fillimit në ora 22.30 është qesharake për një koncert të së martës mbrëma, shkruan KOHA Ditore.

Dhe Hollander këmbëngul se ai nuk mund t’i shesë të tri biletat që i ka blerë për më shumë se 1000 dollarë, sepse ato e kanë humbur vlerën e tyre tani që Madonna ka deklaruar se koncertet e saj do të fillojnë më vonë.

Ai e ka iniciuar një padi grupore, duke i inkurajuar fansat e tjerë të zemëruar që të bashkohen me të, ndërkohë që nga Madonna kërkon dëmshpërblim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme