Scarlett Johansson kryeson listën e aktoreve të pasura

Scarlett Johansson kryeson listën e aktoreve të pasura

11 November 2019 16:08

Scarlett Johansson kryeson top listën e re të “Forbes” të aktoreve më të pasura me një shumë prej madje 56 milion dollarësh të fituara gjatë 18 muajve të fundit.

Ylli i ”Avengers” i inkasoi paratë nga disa filma midis qershorit 2018 dhe qershorit 2019 duke e mposhtur Sofia Vergarën me mbi 10 milionë dollarë.

Reese Witherspoon dhe kolegia e saj nga “Big Little Lies”, Nicole Kidman pasojnë në vendin e tretë dhe të katërt, ndërsa kolegia e Reese nga “The Morning Show”, Jennifer Aniston, e përmbyllë top pesëshen, shkruan KOHA Ditore.

Image

Koleget e Kidman në “Bombshell”, Margot Robbie dhe Charlize Theron, gjithashtu janë futur në top 10 në pozitat tetë dhe nëntë, ashtu si edhe Kaley Cuoco, Elisabeth Moss dhe ylli i Grey’s Anatomy, Ellen Pompeo.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme