Taika Waititi si skenarist, regjisor dhe producent i "Reservation Dogs"

Taika Waititi si skenarist, regjisor dhe producent i "Reservation Dogs"

10 November 2019 20:52

Regjisori Taika Waititi me sa duket nuk planifikon të bëjë pushim mes bërjes së filmave të tij meqë po arrijnë lajmet se e ka një detyrë të re përpara vetes: ta shkruajë skenarin, si dhe ta bëjë produksionin dhe regjinë e të paktën pilot-episodit të serisë së ardhshme të FX, “Reservation Dogs”.

Seriali do të bëjë fjalë për jetën e indianëve, katër adoleshentëve që jetojnë në një lagje indianësh në Oklahoma, të cilët merren me krime të vogla.

Sterlin Harjo gjithashtu do të punojë me të në skenar dhe do të jetë producent ekzekutiv. Ai e ka bërë regjinë e tre filmave dhe një dokumentari, të gjitha të vendosura në vendlindjen e tij, shtetin e Oklahomës, shkruan KOHA Ditore. E gjithë puna e tij përqendrohej kryesisht tek indianët.

Xhirimet për pilot-episodin do të duhej të zhvilloheshin gjatë shkurtit që po vjen në Oklahoma. Garrett Basch do ta bëjë produksionin e serialit për kompaninë e produksionit Scott Rudin Productions, e njëjta kompani e cila aktualisht është duke punuar në filmin e ardhshëm të Waititit, “Next Goal Wins”, i cili është gjithashtu duke u përgatitur.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme