Showbiz

Joe Pesci publikon album në të cilin paraqitet edhe Adam Levine

Joe Pesci e ka regjistruar një album dhe i është rikthyer muzikës, pasi që u kthye nga pensionimi për të luajtur në filmin e Martin Scorsese, “The Irishman”.

Ylli i “Goodfellas” u rikthye në ekran për rolin e tij të parë filmik që nga viti 2010, për ta luajtur shefin e mafisë, Russell Bufalino, në epikun e ri për gangsterët.

Përveç kthimit në aktrim, ylli po e publikon albumin e tij të tretë “Pesci… Still Singing”, sipas Pitchfork Media.

Albumi do të publikohet dy ditë pasi debutimit të “The Irishman” në Netflix më 29 nëntor dhe në të paraqitet edhe Adam Levine i “Maroon 5”.

Image

Në album përfshihen coveret e dy këngëve nga Pesci dhe Levine, My Cherie Amour, dhe Baby Girl – në të cilën gjithashtu interpreton legjenda e xhazit nga Kuba, Arturo Sandoval, shkruan KOHA Ditore.

“Pesci… Still Singing” do të dalë në dyqane 21 vjet pas albumit të mëparshëm të Joe nga viti 1998, “Vincent LaGuardia Gambini Sings Just For You”. Ai e kishte publikuar albumin e parë, “Little Joe Sure Can Sing!”, në vitin 1968.