Kristen Bell dhe Idina Menzel me ceremoni të dyfishtë në “Walk of Fame”

Kristen Bell dhe Idina Menzel me ceremoni të dyfishtë në “Walk of Fame”

10 November 2019 14:50

Kristen Bell dhe Idina Menzel do t’i bashkohen grupit elitar të emrave të mëdhenj kur të marrin pjesë në një ceremoni të dyfishtë të yjeve në “Hollywood Walk of Fame”.

Të dy yjet e “Frozen” do të nderohen me yllin e 2,681 dhe 2,682 më 19 nëntor (2019) - një ditë para shfaqjes se vazhdimit të shumëpritur të hit-filmit në kinema, shkruan KOHA Ditore.

"’Hollywood Walk of Fame’ bën përpjekje shtesë speciale për t’i bashkuar artistët që punojnë së bashku ose janë të lidhur me yjet e tyre pranë njëri-tjetrit", tha Ana Martinez, producente e “Hollywood Walk of Fame”. "Jemi të emocionuar që do ta vendosim Kristen dhe Idina... së bashku përpara teatrove më historike të Hollywoodit."

Filmbërësit Richard dhe Lauren Shuler Donner u bënë çifti i parë që u nderua në të njëjtën ditë me yje të dyfishtë në vitin 2008, ndërsa Goldie Hawn dhe Kurt Russell u nderuan gjithashtu së bashku, ashtu si edhe bashkëkrijuesit e “Kinky Boots”, Cyndi Lauper dhe Harvey Fierstein, si dhe Felicity Huffman dhe William H. Macy.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme