Michael Keaton, Samuel L. Jackson dhe Maggie Q në trilerin për vrasës me pagesë

Michael Keaton, Samuel L. Jackson dhe Maggie Q në trilerin për vrasës me pagesë

10 November 2019 12:48

Michael Keaton, Samuel L. Jackson dhe Maggie Q do t’i bashkojnë forcat për filmin e ri, triler aksionin “The Asset”.

Regjisori i famshëm Martin Campbell (Casino Royale) do ta bëjë regjinë e filmit sipas skenarit të Richard Wenk (“The Equalizer 2”, “The Mechanic”). Keaton iu desh të hiqte dorë nga roli i tij në komedinë “King of the Jungle” për shkak të këtij filmi.

Ngjarja bën fjalë për dy top-vrasësit me pagesë Rembrandt (Keaton) dhe Anna (Maggie Q), të cilët e ndajnë një të kaluar misterioze nga Vietnami, dhe të cilët garojnë për vite me radhë se kush është vrasësi më i mirë me pagesë, shkruan KOHA Ditore. Kur dyshja mëson se është vrarë mentori i Annës, Moody (Jackson), i cili e kishte pranuar dhe rritur atë si fëmijën e vet pasi e gjeti si të mbijetuar pas masakrës në Vietnam, ata do të duhej t’i tejkalonin dallimet dhe me forca të përbashkëta ta gjenin vrasësin e Moody.

Produksioni do të duhej të fillonte që në janar, ndërsa xhirimet do të mbahen në Londër, Bukuresht dhe Da Nang në Vietnam. Filmi nuk ka ende datë të caktuar të premierës.

Keatonin së shpejti do ta shohim si Ramsey Clark në dramën biografike “The Trial of the Chicago 7”, filmi i Jacksonit “The Banker” mbërrin në Netflix në fund të janarit, ndërsa Maggie Q do ta shohim në komedinë fantastike “Fantasy Island” në mes të shkurtit.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme