Showbiz

Elisabeth Moss në trilerin e frikshëm psikologjik “Invisible Man”

Elisabeth Moss, fituesja e çmimit “Emmy” ka rolin kryesor në tregimin e frikshëm modern "Invisible Man", të frymëzuar nga karakteri klasik monstruoz, i cili do të mbërrijë në kinema në mars të vitit 2020.

E ngujuar në një lidhje të dhunshme me shkencëtarin e pasur dhe brilant, i cili e kontrollon atë, Cecilia Kass arratiset natën për t’u fshehur. Ajo ndihmohet nga motra, një mik fëmijërie dhe vajza e tij adoleshente, shkruan KOHA Ditore. Cecilia e merr lajmin për vetëvrasjen e ish-të dashurit, i cili e abuzoi atë dhe e kupton se ia ka lënë asaj një sasi të madhe të pasurisë, por fillon të dyshojë se vdekja e tij është një mashtrim. Vargu i rastësive të frikshme bëhet vdekjeprurës dhe kërcënues për njerëzit që ajo i do. Cecilia do të përpiqet me dëshpërim të dëshmojë se ajo po ndiqet nga dikush që nuk mund ta shohë.

Image

Regjinë dhe skenarin e "Invisible Man" i nënshkruan Leigh Whannell, ndërsa përveç Elisabeth Moss, në film luajnë edhe: Aldis Hodge, Storm Reid, Harriet Dyer dhe Oliver Jackson-Cohen.