Rrëfimi shokues: “Burri i tezes më ka dhunuar që kur isha pesë vjeçe”

Rrëfimi shokues: “Burri i tezes më ka dhunuar që kur isha pesë vjeçe”

23 October 2019 17:26

Ylli i serialit të njohur Desperate Housewives, 54-vjeçarja Teri Hatcher, e ka mbajtur një sekret të madh për shumë vite. Si vajzë ajo ishte keqtrajtuar seksualisht dhe atë nga burri i tezes së saj.

Skenat që ajo i kujton pa dëshirë ndodhën midis moshës së saj pesë dhe nëntë vjeçare, ndërsa dhjetë vjet më parë, ajo foli për Vanity Fair duke zbuluar se vetëm në vitin 2002 ajo e inkurajoi veten mjaftueshëm për të vendosur që të dëshmojë kundër Richard Hayes Stone.

“I ndrydhja kujtimet e mia derisa lexova në gazetë se ishte vetëvrarë një 14-vjeçare të cilën e kishte dhunuar burri i tezes sime. Mund ta ndieja dhimbjen e asaj vajze adoleshente dhe nuk mund ta lija Stonein të pandëshkuar”, tha Teri. Ajo gjithashtu shtoi se edhe vetë mendoi të vetëvritej sepse i vinte turp dhe mendoi se ajo ishte fajtore për atë që i kishte ndodhur, shkruan KOHA Ditore. Pasi që në gjykatën në Santa Clara tregoi se çfarë i kishte ndodhur, xhaxhai i saj u dënua me 14 vjet burg. Gjashtë vjet më vonë, ai vdiq në burg ndërsa po e vuante dënimin.

Image

"Vetëm kur u dënua fillova të mendoj se vlej diçka," e pranoi aktorja. 'Ky është problemi me viktima, filloni ta pyesni veten - a jam e çmendur? A i kam trilluar të gjitha? Në një farë mënyre, mund të jetë më e lehtë ta pranoni që jeni të çmendur dhe se i keni trilluar të gjitha, sesa të pranoni se kjo ka ndodhur dhe sa e tmerrshme ishte', tha ajo.

Image

Teri, e cila e fitoi Globin e Artë për rolin e saj në serialin Desperate Housewives, ishte e martuar me Jon Tenney (57) dhe u nda në vitin 2003 pas afro dhjetë vjet martese. Ajo për ndarjen e fajësoi veten. Ajo e ka vajzën Emerson Tenney (21) ndërsa flitet se ka qenë në lidhje edhe me George Clooney (58).

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme