Ricky Gervais do ta luajë versionin "e ekzagjeruar dhe të çmendur" të vetvetes në Scooby-Doo

Ricky Gervais do ta luajë versionin "e ekzagjeruar dhe të çmendur" të vetvetes në Scooby-Doo

23 October 2019 11:23

Adhuruesi i Scooby-Doo, Ricky Gervais, do ta realizojë ëndrrën dhe të shfaqet si një version "vërtet i çmendur" i vetvetes në një episod të ardhshëm të serialit të animuar.

Aktori zbuloi se ai e ka huazuar zërin për një rol në serialin e animuar në një klip të prapaskenave të publikuar të hënën (21 tetor).

"Më pëlqen që do të mund ta luaj një version të ekzagjeruar ose të çmendur të vetvetes dhe gjithmonë më ka pëlqyer Scooby-Doo. Ai është i zgjuar dhe ka shumë elemente të ndryshme që e bëjnë atë edhe më të zgjuar" i ndan ai pikëpamjet, shkruan KOHA Ditore. "Ndihem shumë krenar që më kanë kontaktuar ta luaj veten në një film ikonik të animuar."

"Më kanë bërë vërtet të çmendur, si një zonjë maceje e moshuar dhe vërtet e çuditshme," tha ai.

"Unë jam adhurues i madh i animacionit, kështu që kjo nuk kërkoi shumë mund nga unë," tha ai. "Filmi më pëlqeu si fëmijë por më pëlqeu edhe kur isha tepër i moshuar. Nuk e di se çfarë tregon kjo për mua."

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme