Showbiz

Dr. Quinn: “Gati hoqa dorë nga aktrimi, më kanë keqtrajtuar...”

Kam qenë e thyer. Kjo pothuajse më shtyri ta braktisja aktrimin, ndërsa aktrimi është ajo që e dua më së shumti, tha aktorja Jane Seymour (68) duke e pranuar se ka qenë viktimë e ngacmimeve seksuale në Hollywood dhe atë në fillim të karrierës së saj.

Ajo gati hoqi dorë nga aktrimi kur një regjisor hollivudian e ftoi në shtëpinë e tij dhe u përpoq ta shfrytëzonte seksualisht.

“Këto situata jo vetëm që kanë ndodhur në industrinë tonë, por edhe në të tjerat, ndërsa edhe meshkujt i kanë pësuar pasojat. Në rastin tim, njerëzit që duhej të më mbronin nuk më mbrojtën”, - shtoi ajo. Jane është më e njohur për rolin e doktoreshës Quinn në serinë me po të njëjtin titull, ndërsa pas incidentit ajo bëri pushim nga aktrimi, por u kthye duke e pranuar rolin në filmin “The New Swiss Family Robinson”. Ajo më vonë u bë e famshme me rolin e vajzës së Bondit në filmin 'Live and Let Die'.

Në një rast, ajo u mburr se shpesh i vardisen meshkuj shumë më të rinj, shkruan KOHA Ditore. Megjithatë, ajo prej kohësh nuk e ka më nevojën që të jetë në qendër të vëmendjes.

“Nuk mendoj se ndonjëherë ndaloni së dashuruari plotësisht dikë. Sidomos kur jeni të dy prindër. Është një lidhje deri në fund të jetës”, - tha aktorja e cila mban marrëdhënie miqësore me të gjithë ish-partnerët e saj. Edhe pse martesat e saj nuk zgjatën, ajo në një rast e pranoi se do t'i dojë gjithmonë të gjithë ish-bashkëshortët e saj.

Image

Seymour është martuar katër herë - për regjisorin teatral Michael Attenborough (69), Geoffrey Planner, David Flynn dhe aktorin James Keach (71). Me ish-bashkëshortin e tretë e ka vajzën Katherine (37) dhe djalin Sean (34), ndërsa me ish-bashkëshortin e katërt binjakët 23-vjeçar John dhe Kristopher.