Showbiz

Jennifer Lawrence i jep fund beqarisë

Jennifer Lawrence dhe Cooke Maroney janë martuar.

Fituesja e Oscarit konfirmoi martesën me publicistin Maroney për CNN. Ceremonia private u zhvillua në Belcourt of Newport në Rhode Island.

Rezidenca luksoze u ndërtua në vitet 1890. Lawrence dhe drejtori i Galerisë së Arteve në Manhattan i thanë “po” njëri-tjetrit përpara 150 të ftuarve, përfshirë Amy Schumer, Emma Stone, Adele dhe Kris Jenner.

Sipas revistës “Elle”, aktorja e famshme veshi një fustan të Diorit.

Lawrence e ka mbajtur jetën e saj private larg syrit të mediave, veçanërisht lidhjen me Maroneyn. Çifti janë në një lidhje që nga qershori i vitit 2018./oranews