Showbiz

Robert Downey Jr. flet me kafshët në fragmentin e parë për “Dolittle”

Robert Downey Jr. dje befasoi me trailerin e parë për komedinë fantastike familjare Dolittle, një version ky i ri i tregimit klasik për njeriun që mund të flasë me kafshët.

Aktori shkroi në Twitterin e tij në mënyrë simpatike: "Kam biseduar me kafshë për vite me radhë... tani ato më në fund kanë filluar të përgjigjen. Ndoshta kjo do të thotë që gjatë gjithë kohës më është dhënë trajtimi i heshtjes?"

Image

Traileri i parë shoqërohet me këngën e Louis Armstrong “What a Wonderful World” dhe në të shohim Downey Jr. dhe miqtë e tij kafshë duke u nisur për një udhëtim të rrezikshëm për ta shpëtuar Mbretëreshën e Anglisë, shkruan KOHA Ditore. Në atë udhëtim e presin shumë armiq dhe rreziqe, një tigër i cili e quan atë drekë, por edhe shumë kafshë mike që do ta ndihmojnë.

Dolittle e sjell tregimin për mjekun dhe veterinerin e famshëm John Dolittle, ndërsa ngjarja është vendosur në Angli gjatë mbretëreshës Victoria. Dolittle goditet nga vdekja e gruas së tij shtatë vjet më parë që është arsyeja pse ai mbyllet në shtëpinë e tij, ku ai bisedon ekskluzivisht me kafshët. Por kur mbretëresha e re sëmuret rëndë, ai do të niset në një udhëtim të rrezikshëm për të gjetur ilaç. Gjatë rrugës, ai do të shoqërohet nga një shkencëtar i ri dhe disa kafshë mike.

Filmi i ka pësuar disa ndryshime të mëdha gjatë disa muajve të fundit. Megjithatë, Studio Universal vendosi ta titullonte “Dolittle” në vend të “The Voyage of Doctor Dolittle”, dhe datën e planifikuar të shfaqjes vendosi ta zhvendosë nga 12 prilli 2019 në 17 janar 2020.

Regjinë e filmit e bën Stephen Gaghan (Traffic, Gold) ndërsa në film luajnë ose i kanë huazuar zërat yjet e mëdha si Antonio Banderas, Michael Sheen, Tom Holland, Ralph Fiennes, Emma Thompson, Marion Cotillard, Selena Gomez, Octavia Spencer dhe Kumail Nanjiani.

Pra Dolittle do të arrijë në kinema brenda pak më shumë se tre muajve.