Ish-bashkëshortja e Rennerit i zbulon detajet e kërcënimit me armë në padinë e re

Ish-bashkëshortja e Rennerit i zbulon detajet e kërcënimit me armë në padinë e re

16 October 2019 16:36

Kundër Jeremy Renner është ngritur një padi e re nga ish-gruaja e tij të cilën ai dikur e kërcënoi duke thënë se do ta vriste veten me një armë në gojë.

Disa javë pasi që aktori dhe Sonni Pacheco luftuan për t’ia marrë njëri-tjetrit të drejtat e kujdestarisë për vajzën e tyre gjashtëvjeçare, ish-gruaja e yllit të Avengers ka kaluar përsëri në ofensivë, duke pretenduar se Renner ishte nën ndikim të drogës dhe i dehur nëntorin e kaluar (18) kur tha se do ta vriste para se t’ia drejtonte armën vetes, shkruan KOHA Ditore.

Në dokumentet e saj të reja ligjore, Sonni po i kërkon gjykatësit që ta ndryshojë urdhrin e çiftit nga kujdestaria e përbashkët në të vetme - dhe t'ia caktojë ish-it të saj vizitat.

Ajo pretendon se ai e ka kërcënuar atë në një klub, duke i thënë dikujt se "nuk mund të merrej më me të, dhe se ai thjesht donte që ajo të largohej".

Sipas dokumenteve, të siguruara nga TMZ, ai u kthye në shtëpi, e vendosi një armë në gojën e tij dhe qëlloi me të në tavan ndërsa vajza e çiftit Ava ishte duke fjetur në dhomën e gjumit.

Sonni gjithashtu pretendon se Jeremy e ka një histori të abuzimit me substanca, abuzimit verbal dhe emocional, dhe ajo pretendon se në një rast ai e la kokainën në një banak banjoje i cili mund të mbërrihej nga vajza e saj.

Përfaqësuesi i Renner tha për TMZ: "Mirëqenia e vajzës së tij Ava ka qenë gjithmonë dhe vazhdon të jetë fokusi kryesor për Jeremyn. Kjo është çështje që gjykata të vendosë. Është e rëndësishme të theksohet se dramatizimet e bëra në deklaratën e Sonnit janë një deklarim i njëanshëm i bërë me një qëllim të planifikuar specifik."

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme