Showbiz

Rokeri pas dekadave të varësive e pranon: “Është mrekulli që jam gjallë”

Dokumentari i ri për jetën e Ronnie Wood (72), anëtarit shumëvjeçar të Rolling Stonesave të pandalshëm, merret hapur për temën e varësive. Titulli i filmit është paksa simbolik, 'Somebody Up There Likes Me', gjë që tregon më së miri se si Wood i shikon dekadat e fundit të jetës së tij të jetës së tij rokere përplot me drogë.

‘Sinqerisht, fakti që jam gjallë është një mrekulli e botës. Pyetja e parë që shikuesit me siguri do ta shtrojnë është 'Wow, si e mbijetoi gjithë këtë'”, - tha Wood në premierën londineze të filmit të shtunën.

Image

Dokumentari sjell shumë anekdota nga turneu, regjistrime dhe prova, ndërsa kitaristi në të e pranon se shumica e të njohurve dhe miqve të tij me të cilët e ndau një mënyrë të ngjashme jetese, në fakt nuk kanë mbijetuar, shkruan KOHA Ditore. Në një moment, Woodin u detyruan ta dërgonin në 'pastrim' dy fytyra të famshme, artisti britanik Damien Hirst (54) dhe Ronnie O'Sullivan (43) një nga lojtarët më të mirë të snooker të të gjitha kohërave.

”O'Sullivan më thirri një ditë dhe më tha 'Ronnie është rrëmujë, ai duhet të shërohet'. Erdha për të me synimin për ta çuar në klinikë, por rrugës hymë në një pab. Ai pinte shumë në atë kohë”, - tha Hirst.

Kitaristi i pathyeshëm i Stonesave e mposhti kancerin e mushkërive dhe i mbijetoi varësisë nga alkooli dhe droga, të cilën ai e ka zvarritur për dekada. Nëntë vjet më parë ai ia doli t’i shëronte varësitë dhe që prej asaj kohe ka një jetë krejtësisht tjetër. Ai është i martuar me producenten e teatrit Sally (41) ndërsa çifti i ka binjaket trevjeçare Alice dhe Gracie.