Showbiz

Eva Longoria më provokative se kurrë

Aktorja e adhuruar hollivudiane, 44-vjeçarja Eva Longoria, muajt e fundit nuk po e fshehë se sa krenare është për rezultatet e punës së saj të vyeshme në palestër dhe luftës për heqjen e kilogramëve të tepërt gjatë shtatzënësisë me djalin e saj Santiago.

Kjo mbështetet edhe nga fotot më të fundit të aktores së bukur, ku Eva shihet në një pamje më provokative se kurrë më parë.

Image

Disa ditë më parë në Los Angeles është mbajtur mbrëmja e 10-të gala amfAR, e organizuar nga Fondacioni Amerikan për Hulumtimin e AIDS-it, me qëllimin e mbledhjes së sa më shumë fondeve për t’i luftuar sëmundjet malinje, ndërsa në mesin e shumë yjeve, vëmendjen më të madhe e tërhoqi nëna 44 vjeçare e Santiagos njëvjeçar, shkruan KOHA Ditore.

Image

Me një fustan të gjatë me ngjyrë të verdhë të artë i cili e theksoi dekoltenë e aktores dhe shpinën e saj të zhveshur, Eva i la pak vend imagjinatës. Aktorja latine e plotësoi të gjithë kombinimin me sandale ngjyrë ari dhe flokë të lidhura dhe të ngjitura, ndërsa shumë njerëz në rrjetet sociale komentuan se kjo është pamja e saj më e guximshme, por edhe më sfiduese deri më tani.