Showbiz

Shitet shtëpia nga seriali “Seinfeld”, pronarët do të fitojnë miliona

Descriptive Text

Në një nga seritë më të popullarizuara televizive të të gjitha kohërave, “Seinfeld”|, ishte shtëpia e Elaine Benes, ndërsa kjo pronë atraktive është aktualisht në shitje për rreth 8.5 milionë dollarë.

Pronarët e tanishëm, Harry Azorin dhe Lori Monson, e kishin blerë shtëpinë në vitin 1995 për rreth 900,000 dollarë, kështu që ky investim mund të rezultojë shumë i suksesshëm.

Në atë kohë atyre u pëlqeu karakteri historik i shtëpisë, raporton People, ndërsa shumica e episodeve të serialit u xhiruan para se të vendoseshin në pronë.

“E blemë shtëpinë pa menduar shumë, thjesht e kishim ndjenjën se ishte vendimi i duhur. Ata duhej të ktheheshin njëherë dhe ta xhironin episodin e fundit të Seinfeldit pasi që u vendosëm ne. Ata e kuptuan që në arkiv nuk e kishin xhirimin e mbrëmjes të shtëpisë”, - kujtojnë pronarët.

Shtëpia është ndërtuar në vitin 1939 dhe ndodhet në një pjesë elitare të New Yorkut, ndërsa edhe sot fansat shpesh vijnë për ta parë ose ndalen gjatë shëtitjes sepse atyre u duket e njohur prej diku, shkruan KOHA Ditore.

“Të paktën dy herë në muaj dikush vjen dhe pyet ‘a është kjo shtëpia e Elaine?’" - zbulojnë pronarët.

Image

Seriali e pati premierën 30 vjet më parë, ndërsa episodi i fundit u transmetua më 14 maj 1998. Ajo u bë me regji të Larry David (72) së bashku me Jerry Seinfeld (65), njëkohësisht edhe aktorin kryesor sipas të cilit u emërtua seriali, ndërsa personazhin e Elaine e luajti Julia Louis-Dreyfus (58).