Maroon 5 me këngë të re - baladë melankolike kushtuar mikut të ndjerë

Maroon 5 me këngë të re - baladë melankolike kushtuar mikut të ndjerë

14 October 2019 17:54

Bendi i famshëm amerikan i zhanrit pop rock, Maroon 5, e ka publikuar video-klipin për singlin e ri "Memories".

Në klip shfaqet vetëm frontmeni i bendit Adam Levine, ndërsa balada melankolike i kushtohet menaxherit të ndjerë Jordan Feldstein, i cili ishte vëllai i madh i aktorëve Jonah Hill dhe Beanie Feldstein, shkruan KOHA Ditore.

Jordan ndërroi jetë në dhjetor të vitit 2017 në moshën 40 vjeçare, nga tromboza në gjak.

Video klipi fillon me fytyrën e Levine derisa ai e këndon tekstin: "Kjo është për ata që i kemi, dolli për dëshirën të jesh këtu, por nuk je, sepse pijet i sjellin kujtimet e gjithçkaje që e kemi kaluar".

Image

Në një pjesë të këngës, Adam thotë: "Do t'i mbaj këta pishtarë për ty dhe nuk do t'i lëshoj kurrë".

Në fund të videos, shfaqet dedikimi "Për Jordin".

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme