Ryan Reynolds dhe Will Ferrell në "A Christmas Carol"

Ryan Reynolds dhe Will Ferrell në "A Christmas Carol"

13 October 2019 10:12

Ka shumë përshtatje të tregimit klasik të Charles Dickens, “A Christmas Carol”, ndërsa dy versionet më të dashura janë bërë muzikorë. Por kjo nuk i ka ndalur producentët e mëdhenj që ta bëjnë projektin e njëjtë, gjithashtu në stil muzikor, ndërsa versioni më i ri në rolet kryesore do t’i ketë aktorët e mirënjohur Will Ferrell dhe Ryan Reynolds.

Tani për tani, ende nuk e dimë se kush do të shfaqet në cilin rol, por sigurisht do të ishte kënaqësi ta shohim Ferrellin si Scrooge, të cilin e përndjekë fantazma në karakterin e Ryan Reynolds.

Ferrell dhe Reynolds gjithashtu do ta bëjnë bashkë produksionin e filmit, ndërsa skenaristët e filmit “Daddy’s Homme”, Sean Anders dhe John Morris, po punojnë në skenar, kurse Morris do ta marrë për herë të parë rolin regjisorial në karrierën e tij.

Image

Ky projekt e ngjalli interesimin e shumë njerëzve, ndërsa në luftën për të drejtat ishin Apple dhe Netflix, shkruan KOHA Ditore. Apple arriti ta ofrojë një shumë më të madhe, ndërsa Reynolds do t’i marrë 35 milionë dollarë për këtë film kurse Ferrell 30 milionë dollarë. Netflixi ishte i gatshëm të paguante disa milionë më pak kështu që humbi.

I gjithë projekti është në një fazë shumë të hershme të zhvillimit dhe për momentin nuk e kemi pjesën tjetër të kastit ose datën e daljes, por gjithsesi presim ta shohim filmin në shërbimin për streaming Apple TV+ në kohën e Krishtlindjes vitin e ardhshëm ose brenda dy viteve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme