Showbiz

Kirsten Dunst do ta zëvendësojë Elisabeth Moss në “The Power of the Dog”

Descriptive Text

Regjisorja dhe producentja fituese e çmimit Oscar, Jane Campion, është duke e përgatitur dramën e re “The Power of the Dog”, e cila do të shfaqet në Netflix, ndërsa tani ka pasur një ndryshim të madh në lidhje me rolet kryesore.

Elisabeth Moss duhej ta luante rolin e Rose, por u detyrua të hiqte dorë për shkak të angazhimeve që i ka në serinë The Handmaid's Tale të një shërbimi tjetër streamingu, Hulu, shkruan KOHA Ditore. Në vend të saj, rolin do ta luajë Kirsten Dunst e cila është në negociatat e fundit për projektin, ndërsa Benedict Cumberbatch do ta ketë rolin kryesor mashkullor.

Image

“The Power of the Dog” është adaptim i romanit të Thomas Savage nga viti 1967 dhe bën fjalë për dy vëllezër të pasur që janë në të gjitha mënyrat e kundërta e njëri-tjetrit. George Burbank (Paul Dano) është një person i nxituar dhe i butë, ndërsa Phil Burbank (Cumberbatch) është brilant dhe mizor. Vëllezërit së bashku e zotërojnë një nga rançet më të mëdha në luginën Montana, ndërsa kur George martohet fshehurazi me një të ve lokale (Dunst), vëllai i tij do ta fillojë një luftë sadiste dhe të pamëshirshme për ta shkatërruar atë, dhe nuk do të hezitojë me asnjë mënyrë.

Dunst ka marrë kritika të shkëlqyera për serialin e saj të ri, “On Becoming a God in Central Florida”, i cili transmetohet në Showtime dhe i cili kohët e fundit u aprovua për sezonin e dytë.

“The Power of the Dog” së pari do të duhej të mbërrijë në disa kinema në vitin 2021, ndërsa shpejt pas kësaj do të transmetohet në Netflix.