“Nuk mërzitem se çfarë reklamoj për sa kohë paguhem për këtë”

“Nuk mërzitem se çfarë reklamoj për sa kohë paguhem për këtë”

12 October 2019 17:08

Aktorja Sophie Turner (23) zbuloi se nuk i blenë ato që i shesin dhe reklamojnë në mediat sociale influencerët. Ylli i filmit “Game of Thrones” e postoi në profilin e saj në Instagram një video me të cilën i kritikoi të gjithë influencerët.

“Tung ekipi, sot thjesht do ta promovoj këtë gjë të re pluhuri, që e vendosni në dhëmbë”, - tha aktorja dhe vazhdoi.

“Është krejtësisht e gabuar t’ia prezantoj këtë produkt të rinjve, por nuk lodhem fare sepse jam duke marrë para për këtë”, – e përfundoi videon Sophie. Gjatë videos, ajo e përdori një efekt i cili i zmadhon buzët për t’i tallur edhe më tej influencerët. Edhe pse videoja nuk është më në profilin e saj, ajo është shkarkuar nga një faqe fansash në Twitter.

Turner ndiqet nga më shumë se 15 milionë ndjekës në Instagram, ndërsa fansat shpesh i dëgjojnë këshillat e saj për produktet që i reklamon, shkruan KOHA Ditore.

Aktorja britanike, e cila fitoi famë mbarëbotërore me rolin e Sansa Stark në serialin Game of Thrones, është martuar me muzikantin Joe Jonas (29). Ceremonia u mbajt në pjesët jugore të Francës.

Image

Pasi që në maj të këtij viti e legalizuan lidhjen me martesë në Las Vegas para një imituesi të Elvis Presleyt, në qershor ata e patën një martesë më glamuroze. Ceremonia u mbajt në një pronë luksoze në Provence ku ndodhet një pallat i shekullit të 18-të.

Image

Sophie shpesh thekson se ajo është e lumtur me Jonas dhe se kanë mirëkuptim, duke pasur parasysh që të dy janë në showbiz. Joe Jonas para martesës me Sophie ka qenë në lidhje me këngëtaren Taylor Swift (29), kantautoren dhe aktoren Demi Lovato (26) dhe modelen Gigi Hadid (24).

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme